Siljanovska: Gjithçka mund të ndryshoni, por atdheun asnjëherë

Atdheu është i pandashëm nga kombësitë. Shpesh herë kthehem në fjalët e Bernad Sho- gjithçka mund të ndryshoni, mund ta ndryshoni ideologjinë, mund ta ndryshoni veshjen, besimin, por atdheun asnjëherë, theksoi  Siljanovska- Davkova, kandidatja për kryetar shteti nga radhët e VMRO- DPMNE-së dhe koalicionit, sonte në mitingun në Gostivar, transmeton Novatv.mk, përcjell Portalb.mk.

Duke folur për funksionin e kryetarit, i cili sipas saj nuk është vetëm ceremonial, Siljanovska e paralajmëroi angazhimin e saj nëse do të përzgjidhet.

“Si presidente e ardhshme e shtetit çdo herë dhe gjithkund do të insistoj në kompetencë. Këtë e mendoj për emërimin e dy gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese, në Këshillin e sigurisë të emëroj tre ekspertë nga sfera e sigurisë dhe ta shfrytëzojë instrumentin e drejtimit para Kuvendit. Këtë instrument do ta shfrytëzoj me shpesh dhe jo vetëm një herë ne vit dhe do të flas për problemet e qytetarëve”, ka theksuar mes tjerash Davkova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button