Pendarovski: Vetëm nëse vazhdojmë përpara do të sigurojmë anëtarësim në BE

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski sonte në tubimin në Negotinë ka thënë se është bërë hap i madh në dy vitet e kaluara. Me anëtarësimin de fakto në NATO, siç tha, “kufijtë tanë janë siguruar nga 29 shtete më të fuqishme të botës dhe për ta kemi garanci ndërkombëtare dhe siguri”, njofton Koha.

“Për herë të parë ulemi në vend të njëjta me shtetet kryesore që e përbëjnë botën. Tani duhet të vazhdojmë përpara, drejt BE-së, të hapim mundësitë dhe ta sigurojmë të ardhmen. Atyre hapave të mëdha t’u japim vlerë reale në plan vendor, në ekonomi dhe jetës më të mirë”, porositi Pendarovski.

Ai ka thënë se janë siguruar 424 grante për fermerë të rinj nga 10.000 euro që të fillojnë biznes të tyre në këtë sferë. Këto janë trendë pozitiv, tha Pendarovski dhe ka shtuar se nevojitet të vazhdojë progresi për ato trendë që të forcohen si të tilla.

“Vetëm nëse vazhdojmë përpara do të sigurojmë anëtarësim në BE. Ajo do të hap mundësitë për qasje deri te fondet e mëdha të Unionit për fermerët dhe do të ofrojë shans për vendosjen e produkteve tona në tregun prej 500 milionë banorëve. Prandaj është me rëndësi të vazhdojmë përpara”, ka thënë Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button