Kosova bëhet anëtare e Bordit Drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të BB-së dhe FMN-së

Në një garë ndërmjet përfaqësuesve të 166 shteteve të botës, Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit Drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton komunikata për media e Kuvendit të Kosovës, deputetja Vjosa Osmani ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votim të fshehtë, pas angazhimit të delegacionit të Kosovës të përbërë nga deputetet Doruntinë Maloku, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjonaj, të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Washington.

Në këtë garë, përveç shteteve mike, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga shumë shtete jonjohëse.

Rrjeti Global Parlamentar i Bankës Botërore përbehet nga deputetë nga 166 shtete, të cilët prej muajsh kanë filluar lobimin për zgjedhjet në këtë bord.

Kosova do të jetë pjesë e Bordit Drejtues, i cili ka nëntë anëtarë, për tri vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button