Ju kujtohet Bertan Asllani? Këngëtari i lidhur me aktoren e njohur turke

13 vite më parë në spektaklin Top Fest ai u katapultua shumë shpejt si një këngëtar tejet i pëlqyer për publikun, kryesisht atë të ri. Kënga “Akoma të du” me të cilin Bertan Asllani u prezantua tek publiku shqiptar, korri sukses të menjëhershëm, duke i shtruar suksesin të riut nga Shkupi, shkruan Bordo.al.

Por duket se Bertani asokohe vetem 18 vjeç nuk e kishte qëllim të bëhej i njohur si këngëtar, pasi pasioni I tij u drejtua kah aktrimit, në shtetin turk.

Ai tashmë siç duket ka bërë debutimin në Turqi, i cili aktualisht është aktor në disa projekte filmike. ‘Piss Yedili’ është seriali në të cilin Bertani po merr pjesë, serial ky shumë i pëlqyer në Turqi.

Por, nuk do e njihni Bertanin nëse e krahasojmë sa shumë ka ndryshuar nga e kaluara, koha kur ka qenë këngëtar. Ndërsa sa i përket jetës private, për aktorin simpatik duket se cështjet e zemrës shkojnë më së miri, pasi prej disa kohësh ai po jeton një histori të bukur dashurie me aktoren e njohur turke Hazal Senel.

Mendohet se çifti është njohur gjatë xhirimeve të serialit ‘Piss Yedili’ ku ishin pjesë e kastit të aktorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button