Avioni luftarak F-35 i forcave japoneze është zhdukur në Oqeanin Paqësor

Një avion i modelit F-35A i Forcave Ajrore të Japonisë është zhdukur në veri të Oqeanit Paqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat Ajrore Japoneze të Mbrojtjes njoftuan në një deklaratë se avioni F-35A me detyrë në bazën ajrore Misawa në veri të vendit, është zhdukur gjatë një fluturimi trajnues, raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Siç thuhet, kontakti i avionit me radarin është ndërprerë në orën 19:27 sipas kohës lokale teksa ndodhej në fluturim në një largësi prej 135 kilometrash në lindje të bazës, ndërsa autoritetet janë duke i vazhduar aktivitetet e kërkimit të avionit dhe pilotit.

Ndërkohë, ministri japonez i Mbrojtjes, Takeshi Iwaya, ka njoftuar se me qëllim masash janë ndaluar fluturimet e avionëve luftarakë F-35A të cilët ndodhen me detyrë në bazën ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button