Gjiganti farmaceutik Bayer shkurtoi 4.500 vende pune në Gjermani

Gjiganti gjerman i industrisë farmaceutike Bayer, thotë se po shkurton 4.500 vende pune në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania gjermane tha sot se shkurtimet janë pjesë e 12.000 reduktimeve të vendeve të punës për të cilat njoftoi vitin e kaluar.

Kompania aktualisht ka rreth 32.100 punonjës në Gjermani.

Bayer aktualisht po vuan pasojat e padive për efektet e dyshuara kancerogjene të Roundup, një herbicidë të cilën e mori me blerjen e rivalit amerikan Monsanto.

Bayer thotë se provat shkencore flasin se produkti është i sigurt dhe se rregullatorët kanë mbështetur këtë përfundim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button