RMV, komunat më të ndotura për ekologji kanë ndarë rreth 1 për qind nga buxheti vjetor (Infografik)

Dhjetë komunat me ajrin më të ndotur në Maqedoni të Veriut, nga buxheti vjetor, për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe natyrën kanë ndarë nga 1 për qind nga buxheti vjetor, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit vjetor të kualitetit të ambientit jetësor për vitin 2017-të, raporti i fundit i tillë, ndër komunat më të ndotura me grimca PM 2.5 në ajër kanë qenë Qendra, Karposhi, Manastiri dhe Kumanova, kurse koncentrim më të madh të grimcave PM 10 ka pasur në Rektorat, Kavadar, Gazi Babë, Kumanovë dhe Lisiçe.

Shumë më të lartë por edhe koncentrim më i madh i buxhetit për mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës ka Qyteti i Shkupit. Nga buxheti vjetor prej 6.5 miliardë denarë për këtë vit, për mbrojtje të ambientit jetësor janë ndarë 186 milionë denarë, që është trefish më shumë se vitin e kaluar.

Dy herë është rritur buxheti për mbrojtje të ambientit jetësor nga Komuna e Aerodromit, i cili për këtë vit arrin vlerën prej 23 milionë denarë, apo 2.2 për qind e buxhetit.

Komuna Qendër për mbrojtje të ambientit jetësor do të harxhojë 20 milionë denarë, apo 1.5 për qind e shumës së buxhetit.

Manastir janë ulur mjetet për ekologji, të cilat vitin e kaluar ka qenë 29.5, kurse këtë vit janë 24 milionë denarë, apo 1.3 për qind e buxhetit. Në zë tjetër buxhetor, Manastiri ka projekt tjetër për ekologji – gazifikimi, për të cilën janë ndarë 87 milionë denarë.

Për mbrojtje të ambientin jetësor dhe natyrës në Kavadar janë ndarë rreth 12.4 milionë denarë apo 1.2 për qind e buxhetit. Komuna e Gazi Babës, në propozim-programin për punë në sektorin për mbrojtje të ambientit jetësor ka paraparë shumë prej 8.1 milionë denarë, të dedikuar për subvencione të peletëve, eko-shkollave dhe filtrave të ujit në shkolla dhe çerdhe.

Mbrojtja e ambientit jetësor në buxhetin e Komunës së Tetovës është përfshirë me Programin për rregullim të tokës ndërtimore dhe veprimtarive komunale, dhe kap vlerën prej 11.8 milionë denarë, apo 0.5 për qind e buxhetit.

Komuna e Karposhit për mbrojtje të ambientit ka ndarë vetëm 3 milionë denarë, por ka paraparë projektet për zhvillim të ambientit jetësor në kuadër të projekteve të tjera, si parqe, gjelbërime dhe higjiena publike.

Kumanova ka projekt për gazifikim, por për mbrojtje të ambientit ka buxhet në vlerë prej 2.4 milionë denarë, apo 0.1 për qind të buxhetit.

E fundit në listë gjendet Komuna e Çairit, e cila për mbrojtje të ambientit ka ndarë vetëm 472 mijë denarë, apo 0.05 për qind e buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button