Rita Ora pas arritjes në Kosovë: Jam e kënaqur që do të punoj edhe më afër me UNICEF-in

Rita Ora gjatë mbrëmjes së kaluar ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Këngëtarja shqiptare do të qëndrojë për tri ditë në vendlindje, ku do të merr pjesë në disa aktivitete humanitare.

Megjithëse nuk ka folur për mediat që e prisnin në aeroportin “Adem Jashari”, bukuroshja ka reaguar përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

“Jam e kënaqur që do të punojë edhe më afër me UNICEF-in gjatë ditëve të ardhshme, ku do të shikojë punët e tyre të çmueshme që bëjnë me fëmijë”, ka shkruar ndër tjerash në llogarinë personale në Instagram, Ora.

Theksojmë se artistja ka arritur një bashkëpunim me brendin e njohur “Escada” dhe do të realizojë një fushatë sensibilizuese, për tu dalë në ndihmë viktimave të dhunës në Kosovë.

Ndryshe, Ora kohët e fundit ka nisur një turne muzikor me rastin e promovimit të albumit “Phoenix”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button