Zaev dhe Mickoski mbrëmë janë takuar dhe kanë folur për Prokurorinë Speciale

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, mbrëmë janë takuar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe avokatin Toni Menkinoski. Në takim kanë biseduar për ardhmërinë e PSP-së, njofton Portalb.mk.

Negociuesi i VMRO-DPMNE-së, Avokati Menkinkinoski për “Fokus” thotë se janë marrë vesh që të mos i publikojnë detajet në opinion, por ka theksuar se takimi ka qenë i “frytshëm”.

Jo-zyrtarisht thuhet se VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për të gjitha hetimet dhe parahetimet që PSP i ka ngritur pas 30 qershorit të vitit 2017-të të ndalohen, gjegjësisht PSP t’i përfundojë vetëm lëndët që janë në procedurë gjyqësore. Spekulohet se është e mundshme që të gjendet kompromis rreth kësaj kërkese, gjegjësisht hetimeve, pa i dërguar bombat në prokurorinë e rregullt.

Kryeministri Zoran Zaev, dje para takimit ka deklaruar se është përpunuar version i ri i Ligjin për PSP, në të cilin në disa segmente pranohen një pjesë e madhe e sugjerimeve të VMRO-DPMNE-së. Ai theksoi se pret që takimet të vazhdojnë në ditën e ardhshme, por megjithatë është takuar vetëm disa orë pas kësaj deklarate të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button