30 ditë paraburgim për ish truprojën e Mijallkovit

Draganço Stoimenov, i njohur si Daco Belski, i është shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ka vendosur Gjykata e Koçanit me kërkesë të Prokurorisë, njofton Portalb.mk.

Prokurori përkatës ka kërkuar paraburgim për shkak të rrezikut nga arratisja ose ndikim ndaj dëshmitarëve.

Stoimenov është i njohur se ka qenë truprojë e ish drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov. Ai është i dyshuar se në janar në një kafiteri “Akua” në Koçan me pistoletë e ka plagosur 33-vjeçarin Dragan ZdravevDaç.

Ai ngarkohet për tentim vrasje. Muajt e kaluar ishte në arrati, derisa mbrëmë vetë është dorëzuar në Prokurorinë e Koçanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button