Faljet përmes Ivanovit me marrëveshje politike?

Pas konfirmimit nga kabineti i presidentit në informatën se deri te ai kanë arritur kërkesa për falje për rastin e 27-prillit, juristët kanë dilemë se a mund ai ta bëjë këtë. Analistët politik konsiderojnë se është i mundur pazar politik, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Ekspertët juridik nuk kanë qëndrim se a ka presidenti Ivanov të drejtë t’i falë të dënuarit në rastin e 27-prillit. Gordan Kallajxhiev, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” thotë se ekzistojnë dy interpretime në opinion në lidhje me nenin 11 të Ligjit për falje.

Do të thotë, sipas nenit 11, “presidenti i Republikës me përjashtime mund të japë falje dhe pa zbatim të procedurës për falje sipas ligjit kur falja bëhet në interes të Republikës, ose kur rrethanat e veçanta që lidhen me personalitetin dhe veprën penale tregojnë se është e justifikuar”.

Ky nen është hequr nga Ligji për falje me ndryshimet e ligjit në vitin 2009. Por, Gjykata Kushtetuese në vitin 2016 vendosi t’i shfuqizojë ndryshimet e ligjit me arsyetim se në të ‘kufizohet e drejta kushtetuese e presidentit të falë’.

Qëndrime të ndryshme për nenin 11

Disa ekspertë juridik konsiderojnë se pas vendimt të gjykatës, në mënyrë praktike ky nen kthehet me automatizëm në ligj dhe në të do të mundësohej që presidenti të falë edhe tani. Por tjerët, gjithashtu, konfirmojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë që automatikisht neni kthehet, sepse sipas tyre, me vendim nuk mund të kthehet norma, por vetëm të hiqet.

“Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese nga praktika dhe vendimet e saj del se presidenti mund të falë dhe ai nen i cili i jep të drejtë pa procedurë të veçantë të falë është në fuqi. Por, sipas teoricientëve, profesorit Svetomir Shkariq, nuk mundet sepse ai nen nuk mund të kthehet”, tha Kallajxhiev.

Nëse presidenti vendos të referohet në nenin 11, atëherë nuk ka nevojë që procedura të shkojë përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe në atë rast nuk mund të konsiderohet se Ligji për zgjedhje, për të cilat fushata është në rrjedhë, do të ishte pengesë, thonë referentët.

Politikanët, gjithashtu, tashmë kanë filluar me qëndrimet e tyre për këtë çështje. Kryeministri Zoran Zaev tha se ligjërisht nuk mundet presidenti t’i falë të dënuarit, ndërsa qëndrimin e njëjtë e ka edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Në rastin e 27-prillit, të njohur si e enjtja e përgjakshme 16 persona kanë marrë dënim me burg gjithsej 211 vjet. Dënim më të lartë ka marrë ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, ndërsa tjerët janë dënuar deri në 15 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button