Stadiumi i Shkupit do të quhet “Toshe Proeski”

Arena nacionale “Filipi i Dytë” në Shkup është riemëruar në “Toshe Proeski”, ka vendosur Qeveria në seancën e sotme, njofton Portalb.mk.

“Në seancën e rregullt të 129-të, Qeveria sot ka miratuar vendim për riemërim të stadiumit në Arena Nacionale “Toshe Proeski” në nder të personalitetit i cili ka lënë gjurmë të përhershme në historinë moderne maqedonase dhe rajonale”, ka shkruar zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në Tuiter.

Në vitin 2009, paraprakisht, Qeveria e ka riemerëuar Stadiumin e Qytetit në Arena nacionale “Filipi i Dytë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button