President shqiptar për Republikën!

“Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, ende jemi të perceptuar si të ‘prapambetur’, të ‘padefinuar’ mirë kulturalisht, dhe të paqartë, në kontekst të asaj se nga vijmë, ku shkojmë, madje edhe çfarë, saktësisht synojmë, dhe fatkeqësisht, asgjë më shumë! Ndërsa në sy të Amerikës së madhe; na njohin si shqiptarë europianë, pa detaje të theksuara, nga vetë madhësia gjeo-demografike e kësaj bote demokratike, që vlerëson lirinë dhe demokracinë e popujve, bazuar në vlera kombëtare e religjioze. Të dy këto djepe civilizimi, të cilat duhet t’i shikojmë si të afërta dhe si familje e jona, edhe pse për kokëfortësinë dhe iracionalitetin tonë të të logjikuarit, ndodh që shpeshherë të na shajnë, e ca të tjerë të na përqeshin, përsëri këtyre miqve të mëdhenj që më në fund i përfituam, për zili të botës që na rrethon, u vjen keq për ne, dhe kjo është mirë! Andaj, vëllezër, të heqim dorë ju them nga punë të shëmtuara, që ujin çojnë në mullinjtë e huaj, se u bëmë palaçot e dheut! Të heshtim, të shtrohemi, të bashkohemi vëllazërisht rreth strumbullarit kombëtar, rreth një ideje, rreth një interesi të unifikuar, se kjo është udha e vetme. Është udha e udhësisë, që shpie drejte nderit, drejtë lirisë dhe drejtë shpëtimit kombëtar. Duhet ditur që, ajo udhë, nuk është e shtruar me lule, po me ferra, andaj; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur! Dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, nga stepja jonë shekullore, imponuar nga fatet që na qëllojnë kur japim shtytjen e fundit për t’u mëkëmbur, por gjithnjë duke arritur ta ruajmë vetëdijen kombëtare dhe logjikën racionale realiste, që tani po i hap një udhë të re popullit të tonë! (Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 213-Parafrazuar nga Florim V. AJDINI). »

P.S. « Një shtëpi që nuk e ka nikoqirin e mirë, të vështirë dhe në pasiguri e ka jetën. Është njëlloj sikur një popull që nuk e ka prijësin e tij të mirë, nuk ka ardhmëri. Thjeshtë, nuk ndjehet si në shtëpinë e tij, andaj edhe për ne shqiptarët e Maqedonisë së veriut, ka ardhur koha të kemi nikoqirin tonë, në shtëpinë tonë, t’i drejtohemi, t’i flasim t’ia qajmë hallet, në gjuhën tonë të perëndisë ! Ka ardhur koha për të na dëgjuar. »

Andaj ;
Na duhet President që do na e kthejë dinjitetin e shqiptarit si individ dhe si komb dhe jo minoritet statistikor i vetëm 20%-shit. Na duhet President që do kthejë dhe mposht paragjykimet, klishetë, stereotipet dhe nëpërkëmbjen e deritanishme te dinjitetit shqiptar, për tu perceptuar nga pala tjetër vetëm si të barabartë, për tu ndjerë tanët në shtëpinë tonë! President qe do vendos dinjitetin dhe interesin kombëtar të shqiptarit në fokus te ardhmërisë evropiane, ku vetëm si qytetar të barabartë, do kemi vlerë dhe dinjitet. President që konceptin e politikbërjes së re në skenën politike të Maqedonisë së veriut, do e konceptojë si vlerë e shtuar e kulturës politike evropiane, ku kombet janë tërësisht të barabartë, pa marr parasysh numrin e tyre, por duke ngritur lartë madheshtine dhe vlerat e tyre, punën dhe vizionin e tyre, në staza aftagjate.
President që do sjellë dritë në syrin e intelektualit të dëshpëruar, të anashkaluar, të injoruar nga thundra e hekurt e proteksionizmit, nipotizmit, verbësisë së herostratizmit dhe famës që sundon shpirtin e inteligjencës sonë, që një herë e përgjithmonë, t’i vë shqelmin sundimit të korrupsionit dhe dekadencës mbi etikën, vlerat realiste dhe drejtësinë, që me dekada po përpëlitet në pashpresë. T’i hap dyert, politkbërjes racionale, që te zhveshurit nga dinjiteti dhe të kllapitur nga padrejtësia e kleptokracisë dhe autokracisë së katandisur në pazare dhe politike proteksionisto- nipotiste, ku nga dyert e drejtësisë, nga të cilat dalin tmerret e gënjeshtrave, që udhë i hapin drejtësisë së shitur, që të kërkojmë së bashku, dritën ne fundin e tunelit të gjatë shumedekadësh të kllapisë tonë, të imponuar tanimë për një kohë të gjatë. T’i jep shqelimin dhe padrejtësisë konstante që ka kllapitur shpirtin e qytetarit të ndershem, babait, nënës, motrës, vëllaut, që në pashpresë shikojnë ikjen e familjeve në udhë të pakthim, shprazjen e shkollave dhe lagjeve të tëra nga impakti që bëri ligësia në emër të demoracisë dhe sjelljes së mirëqenies për popullin tonë. T’i kthen buzëqeshjen rinisë që investoi në shkollim për një vend pune dhe kurë nuk e gjeti, në klithmat e ikjes së pashpresë, çerdhe diku larg ndërtoi. T’i kthen shpresën e humbur, popullit që votoi në besim dhe me shpresë për dite më të mira!

President që republikës do i jep epitetin e ndritur të të qenit edhe e shqiptarëve të barabartë si pala tjetër. Vëllezërit tanë, tanimë një dekadë e gjysmë, të topitur nga luksi dhe privilegjet e marra pa merita, edhe më tej përfaqësojnë konceptin e mjerimit, atë të përuljes, kinse koha për president shqiptar, akoma nuk na paska ardhur! Gënjehen përulshëm, këto të mjerë, gënjehen ngase sytë u aka verbuar llumi ku notojnë dhe fuqia e famës së herostratrizmit që ka magjepsur shpirtin e tyre të aktorëve të dramës makabre, që luhet në kuriz të popullit. Që me mesazhin e saj, ka cvilitur shpirtin e shikuesit, në teatrin ku tanimë për dekada po ndodh drama e poshtërimeve. Dramë, impakti i së cilës, mposhti prindin para fëmiut, mposhti dhe dëshpëroi shokun, para shokut, ç’vlerësoi dhe dëshproi njërën palë kundrejt tjetrës, mesazh ky i dëshpërimit nga dështimi i përgjithshëm, ku qytetari kërkon drejtësi, punë, jetë, si e drejtë elememtare që iu ndalua me seleksionim nipotist dhe afiliacione partiake, që në jetën praktike, u dëshmuan si të pavlera ! Mashtrim ky që ne vete ngërthen kodin kompleks të ndjenjës së mjerë të identitetit patriotik, të zënë peng tanimë për nje kohë të gjatë.

Nëse në regjimin paraprak as që na lejohej të mendonim për kandidat shqiptar për president madje kjo ishte një ide futiriste, ideatori i së cilës përfundonte në burg, tani kur erërat e demokracisë që fryjnë subjektet në pushtet, që premtuan male e kodra, realitetin tonë të shprehjes së lirë të mendimit, e sollën në zero të thjeshtë. Momenum ky i dëshprimit, që tanimë nuk artikulohet vetëm kafeneve, por edhe haptas dhe në forma publike siqë ndodh në demokracitë e avansuara. Fatkeqësisht, një perceptim akoma edhe më përulës për pjesën në pushtet konstant të shqiptarëve të vëllazëruar me palën e Pendarit, Hamdi Bajrmait dhe Goga Joges, që akoma po rezultojnë skajshmërisht magjepsur nga vlerat që këto ‘integritete intelektuale’ reflektuakan për shiptarët e Republikës! Është lehtë të dekodohet ky kod i turpshëm i lojalitetit ndaj tyre, me ç’rast votuesi shqiptar, ndahet në dysh, duke u poshtëruar edhe më tej, për interesa të huaj. Vota e tyre tregtohet skajshmërisht. Rrethanat e këtilla të realitetit elektoral shqiptar, mund të shpjegohen, vetëm nëpërmjet të koncepteve perëndimore, ku edhe kandidatë që madje s’kanë lidhje me identitetin kulturor të shtetit ku jetojnë, të bëhen presidentë të të njëjtit. Dikush nga ato, do thoshte, habi kjo! Jo, në fakt, kjo është qasje demokratike e barabartë për të gjithë, nga e cila duhet të mësojmë. Qasje, që nuk mund të dekodohet nëse nuk hapim mendjen, zemrën, dhe funksionojmë sipas vlerave morale që në radhë të parë janë të interesit parësor për shqiptarin e më pas për reston. Janë këto qasje të veprimit demokratik pragmatik, vlere reale e demokracive më të përparuara të botës bashkëkohore!

Pra, shqiptarëve të Republikës, përfundimisht u duhet president që me fjalën e tij do kthejë dritën e besimit mbi shtetin e grabitur nga nipotizmi dhe pazarllëqet ditore, president që një herë e përgjithmonë, pa dallim nga tjerët, do të jetë baba edhe i shqiptareve, banorë të këtij vendi e nënqielli, nga lashtësia, larg në kohërat kur ky vend ishte vetëm i yni.

Konkluzioni:

«Ka shqiptarë që sillen si këndeza të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht ndër ne, ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqiptarisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi. » (F. Konica, Vepra, 3, f. 63).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button