Shkupi do të vendos sistem të ri të automatizuar për marrjen e biçikletave me qira

Në vend të marrjes me qira të biçikletave me letërnjoftim në parkingjet e “Parkingut të Qytetit”, Shkupi në të ardhmen do të ketë sistem të ri të automatizuar për marrjen me qira të biçikletave në 30 lokacionet nëpër qytet. Autoritetet qeveritare planifikojnë të vendosin sistem publik për vetëmarrjen e 450 biçikletave, që do të pajisen me sistem për pozicionim, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët që do të duan të marrin biçikletë, në të ardhshmen do të mund ta bëjnë me kartelë kreditore ose debitore ose me SMS porosi, me mundësi për përmirësimin e formave të reja të pagesës së shërbimit.

“Shfrytëzuesit do të kenë në dispozicion aplikacionin përmes të cilit do të mund që në kohë reale të kontrollojnë se ku ka biçikleta të lira për të marrë dhe në cilin lokacion ka vende të lira për ta lënë biçikletën e marrë”, thonë për “Meta.mk”, nga Qyteti i Shkupit.

Terminalet për marrjen e biçikletave në plan është të kenë lexues për detektimin e kartelave të shfrytëzuesve, në mundësi për lidhje me kartela tjera për shërbimin e parkingut dhe për vetë aplikacionin për pagesë duhet të shpallet tender, ndërsa Qyteti Shkupit duhet të vendosë se ky sistem a do t’i ndahet “Parkingut të Qytetit”.

Sistemi deritanishëm “Merr biçikletë”, me të cilin ka udhëhequr “Parkingu i Qytetit” prej vitit 2010, ka ofruar mundësi për shfrytëzimin e biçikletave nga disa punkte që ndodhen në pesë parkingjet e qytetit dhe për shkak sistemit jo të automatizuar të qirasë, biçikletat publike në vitet e fundit shfrytëzohen gjithnjë e më rrallë në kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button