Ministrja Deskoska: Janë dy arsye se pse Ivanovi nuk mund t’i falë të akuzuarit e 27-prillit

Procedura për falje mund të udhëhiqet vetëm nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë (MD), ku deri tash nuk ka arritur kërkesë për amnisti të personave të akuzuar për ngjarjet e 27-prillit të vitit 2017-të në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska janë dy arsye pse nuk mund të ketë falje nga presidenti Gjorge Ivanov: s’ka hapësirë ligjore dhe procesi zgjedhor, transmeton Portalb.mk

Renata Deskoska thotë se nuk ka hapësirë ligjore që procedura për falje të të akuzuarve të udhëhiqet nga presidenti i RMV-së, Gjorge Ivanov, nga Kabineti i të cilit kanë konfirmuar informacionin se është dorëzuar kërkesë për falje.

“Është fshirë neni 11 i Ligjit për falje i cili parashihte që një procedurë të tillë ta realizonte presidenti, ndërkaq me shfuqizimin e vendimit nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2016-të, ai nen nuk është “jetësuar””, tha Deskoska.

Fakti i dytë është se RMV-ja gjendet në proces zgjedhor, dhe falja në këtë periudhë nuk lejohet.

Në lidhje me mundësinë e faljes nga Ivanovi, dje ka komentuar edhe kryeministri, Zoran Zaev i cili tha se nuk e pret një gjë të tillë, sepse nuk ka hapësirë ligjore.

Për 27-prillin, më 15 mars u shpall aktgjykim për 16 veta, me burg në lartësi prej 211 vjet.

Nga ana tjetër, mandati i presidentit Gjorge Ivanov do të skadojë më 12 maj, ndërkaq zgjedhjet për trashëgimtarin e tij do të mbahen, rrethi i parë më 21 prill, i dyti më 5 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button