Shkup, Apeli ia uli dënimin në 3 vjet burg vozitësit të dehur që e shkeli për vdekje një studente

Për vdekjen e studentes së re Frosina Cekovska, e cila u shkel në kalim për këmbësorë në afërsi të Sallës Universale në Shkup, në prill të vitit 2015-të, Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin 29-vjeçarit vozitës, konfirmuan nga Gjykata e Apelit, njofton Portalb.mk.

Shkupjani Lubisha Vidojkoviq ka marrë dënim me burg prej 3 vjetëve, gjegjësisht Gjykata e Apelit ia ka ulur për 1 vjet. Përveç asaj, sipas informatave të Telma, Apeli i ka shqiptuar edhe masë ndaluese prej 1 viti që të vozit automjete.

Frosina Cekovska ka humbur jetën në vendngjarje, kur Vidojkoviq e ka goditur në kalimin për këmbësor në Sallën Universale. Vozitësi nuk është ndaluar pas goditjes fatale, pra ka ikur. Ai u akuzua për “vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion dhe mosdhënie të ndihmës”, ndërkaq gjatë kontrollit i janë gjetur 1.2 promil alkool në gjak.

Gjykata Penale fillimisht e dënoi me 6 vjet e gjysmë burg, ndërkaq më pas Apeli e riktheu procesin mbrapa dhe e ka shfuqizuar vendimin.

Në gjykimin e dytë, Vidojkoviq u dënua me 4 vjet burg, ndërkaq sot Apeli, e cila ankesën e ka shqyrtuar në seancë publike e ka ulur dënimin në 3 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button