Ottmar Hitzfeld: Messi e Ronaldo nuk janë më të mirë si në kohërat e tyre të arta

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë “aq të shquar” siç ishin dikur, sipas ish-trajnerit të Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld.

Messi ka shënuar 43 gola në të gjitha garat këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë skuadrat më të mira të Evropës, transmeton Telegrafi.

Ronaldo ka arritur 24 gola në sezonin e parë me Juventusin, duke përfshirë “hat-trick” ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe është në luftë për trofeun e gjashtë në këtë garë prestigjioze evropiane për klube.

Ottmar Hitzfeld (Foto by Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, të dy lojtarët u anashkaluan për Topin e Artë 2018, ku Luka Modric i dha fund dominit dhjetëvjeçar Messi-Ronaldo.

“Ata kanë shumë potencial. Por, Messi nuk është aq i shkëlqyer sa në kohërat e tija të arta. Njëjtë edhe Cristiano Ronaldo ani pse shënon gola, Juventusi do ta ketë të vështirë që të triumfon në Ligën e Kampionëve”, tha zvicerani.

Ndryshe, Ronaldo me Juven do të ballafaqohet me Ajaxin ndërsa Barcelona e Messit me Manchester Unitedin në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button