Trajanovski për vetëm 1.000 euro ka blerë ndërmarrje, ndërkaq “falas” ka fituar parcelë dhe shtëpi

Ekipi i “360 gradë ka zbuluar elemente të reja në lidhje me një rast që para disa ditëve e ka publikuar portali hulumtues Prizma”, sipas të cilit, ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ka ndërtuar shtëpi në Qeramidnicë të Shkupit, përreth vardarit, njofton Portalb.mk.

“Prizma” ka zbuluar se leja ndërtuese është dhënë në mars të vitit 2017-të, në periudhën kur Trajanovski ishte kryetar i Qytetit, ndërkaq pronar i parcelës është ndërmarrja “Ushqime natyrore organike”.

Trajanovski dhe bashkëshortja e tij e kanë blerë këtë ndërmarrje, ndërkaq me këtë edhe parcelën në të cilën është ndërtuar shtëpia, në qershor të vitit 2018-të.

Marrëveshja për blerjen e ndërmarrjes, sipas “360 gradë” dërgon deri te të dhëna dyshuese, të cilat thonë se Trajanovski dhe bashkëshortja e tij këtë ndërmarrje, bashkë me parcelën dhe shtëpinë e kanë blerë për vetëm 1.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button