Janë dhuruar abazhurët e selisë së partisë edhe përkundër ngrirjes së pasurisë: VMRO-DPMNE nuk komenton

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE tani për tani nuk komentojnë për dhurimin e abazhurëve të selisë së partisë kishës në fshatin Lubanc të Shkupit, edhe pse e gjithë pasuria që e posedon partia është e ngrirë nga nëntori i vitit të kaluar me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike në rastin “Talir”, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Informatën për dhurimin e abazhurëve nga VMRO-DPMNE për kishën e fshatit Lubanc e publikoi deputeti Johan Tarçullovski.

Organizata joqeveritare “CIVIL” dje nëpërmjet një kumtese kërkoi nga institucionet ta shqyrtojnë rastin dhe të konfirmojnë se a ka shkelje të ligjeve.

“Nëse kjo informatë e publikuar nga deputeti Tarçullovski është e saktë, CIVIL e rikujton opinionin se e gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme e VMRO-DPMNE-së është e ngrirë me vendim gjyqësor, për shkak ekzistimi  të lëndëve gjyqësore që lidhen pikërisht me pasurinë e partisë. Gjithashtu, CIVIL kritikon se donacioni po bëhet në kohën e fushatës zgjedhore, që është në kundërshtim me ligjet”, thuhet në reagimin e CIVIL.

Nga Prokuroria Speciale Publike thonë se regjistrim në inventarin e brendshëm nuk është bërë as ngrirë. Nuk e përjashtojnë mundësinë që pas vendimit eventual gjyqësor të kërkojnë edhe marrje të gjërave që janë në parti ose janë dhuruar.

Me akuzën e rastit “Talir” janë të përfshirë ish-kryeministri i cili tani është në arrati dhe ka fituar azil politik në Hungari, Nikolla GruevksiKiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët akuzohen për “keqpërdori të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, po edhe Ilija DimovskiLeko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik, në akuzë është përfshirë edhe partia VMRO-DPMNE.

PSP ka ngritur edhe një aktakuzë për rastin “Talir” që ka të bëjë me ndërtimin joligjor të selisë së partisë.

LEXO:Gjykata i ka ngrirë 69 objekte të VMRO-DPMNE-së

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TALIR” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button