Kandidatët presidencialë edhe sot në takime, tribuna dhe mitingje

Kandidatët presidencialë edhe sot në takime me qytetarët, në tribuna dhe në mitingje e vazhdojnë fushatën me prezantimin e programeve dhe koncepteve  të tyre.

Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova sot është në mitingje në Tetovë dhe në Gostivar.

Karvani i koalicionit “Bashkë përpara!” dhe kandidati presidencial Stevo Pendarovski sot do të  ketë takim me qytetarët në  Gradsko, Rosoman, Demir Kapi, Negotinë dhe Kavadar. Pendarovski do të marrë pjesë në tribuna qytetare në Shtëpinë e Kulturës “Kërste Petkov Misirkov” në Gradsko , në Shtëpinë e Pensionistëve në Rosoman, në sallë sportive në Demir Kapi  dhe në Shtëpinë e Kulturës “Aco Gjorçev” në Negotinë . Ngjarja qendrore është në Kavadar ku në shtëpinë e e kulturës “Ivan Mazov Klime”, do të mbahen trubina dhe janë paraparë fjalimet e Pendarovskit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Kandidati presidencial Blerim Reka  i cili ka përkrahjen e BESË-s dhe Aleancës së Shqiptarëve, për sot nuk ka paralajmëruar evenimente.

Në  fushatën e deritanishme midis temave kryesore të kandidatëve ishin qëndrimet për Marrëveshjen e Prespës, problemin me emigrimin e të rinjve, perspektivat për anëtarësim  të vendit në NATO dhe në BER, por edhe tema politike ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button