Scott: Pyeteni Daçiqin çfarë thotë Amerika për Kosovën
Bashkësia ndërkombëtare, pak a shumë, njëzëri pohon se do të përkrahë çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë e Kosovës.
Sot në Beograd për Kosovën është folur në një forum në të cilin ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Kyle Scott, transmeton Koha.net.
Siç përcjell televizoni prva, në pyetjen e bërë për ambasadorin amerikan në Serbi se çfarë mendon SHBA-ja rreth ndryshimit të kufijve, Kyle Scott është përgjigjur shkurt:
“Ju lutëm, po nxitoj, pyeteni Daçiqin …”
Fill pastaj u paraqit i përmenduri:
“Nëse ka marrëveshje, të gjithë do ta përkrahin. Mua nuk më frikëson bashkësia ndërkombëtare, por më frikëson Kosova dhe kjo është esenca”, ka thënë Daçiqi.