SHBA ka shpallur Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Shtetet e Bashkuara shpallën Gardën Revolucionare të Iranit organizatë të huaj terroriste, transmeton REL. 

Uashingtoni do të vazhdojë të rrisë presionin financiar dhe koston për Iranin për shkak të “mbështetjes që i jep aktivitetit terrorist”, tha përmes një deklarate presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë futur në listë të zezë dhjetëra entitete dhe njerëz që kanë lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit, por jo edhe organizatën si të tërë.

“Ky përcaktim është hera e parë që Shtetet e Bashkuara shpallin një pjesë të një qeverie tjetër organizatë të huaj terroriste”, tha Trump.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se vendimi do të hyjë në fuqi brenda një jave.

Duke folur për gazetarët në Uashington, Pompeo kërkoi nga të gjitha bankat dhe bizneset që t’i ndërprenë marrëveshjet me Gardën Revolucionare.

Kritikët kanë paralajmëruar se një hap i tillë mund t’i bëjë zyrtarët ushtarakë amerikanë të cenueshëm përballë veprimeve të ngjashme të vendeve armiqësore.

Por, këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, tha se masa dëshmon vendosmërinë e Amerikës për të rritur presionin mbi Teheranin, në mënyrë që ky i fundit të ndalojë përdorimin e terrorizmit si “mjet të qeverisjes”.

Të dielën, zyrtarët iranianë reaguan me zemërim pasi synimet e Trumpit u raportuan nga mediat amerikane.

Komandanti i Gardës Revolucionare, Ali Jafari, tha se ushtria amerikane do të humbasë sigurinë që gëzon në rajon, nëse SHBA-ja e shpall institucionin e tij organizatë terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button