Nivelizimi i pagave në kulturë, pas zgjedhjeve presidenciale

Ministria e Kulturës sot ka njoftuar se nivelizimi i pagave që u paralajmërua nga ky dikaster për në muajin janar, do të realizohet pas zgjedhjeve presidenciale, transmeton Portalb.mk.

“Në pajtim me Kodin Zgjedhor, nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e zgjedhjeve presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të bëhen pagesa të rrogave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa të tjera dhe kompensime materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore, përkatësisht të gjitha transferet dhe pagesat njëvjeçare ose transferet e njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike, e as të tjetërsohet kapitali shtetëror, e as të nënshkruhen marrëveshjet kolektive. Duke i pasur parasysh dispozitat e theksuara ligjore, deri në përfundimin e zgjedhjeve presidenciale nuk ekzistojnë parakushte ligjore të përfundojë procedura për nivelimin e rrogave të punonjësve në institucionet në fushën e kulturës”, njoftuan nga Ministria e Kulturës.

Nivelizimi i pagave u paralajmërua se do të nis të realizohet në muajin janar.

LEXO: Ministri i Kulturës, Asaf Ademi i pranoi kërkesat e Sindikatës për nivelizimin e pagave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button