Aksidenti në Llaskarcë, Prokuroria një muaj s’mundet ta konfirmojë nëse Vankovska ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes

Prokuroria Themelore Publike, po vazhdon me “kontrollet” dhe “analizat” e njoftimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lidhje me gjuhën e urrejtjes të profesoreshës universitare, Biljana Vankovska, por edhe disa personave të tjerë për rastin e aksidentit në Llaskarcë, por edhe pas një muaji, të njëjtët nuk tregojnë asnjë detaj, njofton Portalb.mk.

“Është hapur procedurë parahetimore dhe për të njëjtën po punohet, kur do të ketë diçka konkrete do të ju njoftojmë”, thonë për Portalb.mk, nga Prokuroria, duke mos dhënë detaje për procedurën.

Përpara një muaji, në konferencë për shtyp, prokurori Sasho Rajçev deklaroi se po i kontrollojnë nëse profilet e paraqitura nga MPB janë të rrejshme apo të vërteta dhe prokurori do të duhet të vendos nëse në shkrimet e rrjeteve sociale është tejkaluar e drejta e lirisë së shprehjes dhe është shpërndarë gjuhë e urrejtjes.

“Në nga aspekti juridik-penal kontrollojmë nëse ka paramendim tek ai që i ka shkruan ato shkrime. Shumë shpesh na ndodh që këto shkrime të shkruhen nga profile të rrejshme në mediat sociale. Duhet që t’i gjejmë IP adresat, pastaj t’i kontrollojmë te operatorët tanë, është procedurë e madhe pasi që mediat sociale nuk janë të locuar në Maqedoni dhe e tërë kjo duhet të shkojë nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. Më lehtë është kur e konstatojmë se bëhet fjalë për profil real të ndonjë personi. Në rrethana kur e konstatojmë vërtetësinë e profilit, atëherë Prokuroria nga MPB kërkon informata shtesë nga informimi fillestar, rreth paramendimit, pasi që duhet që të bëhet dallim mes lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes. Gjithmonë duhet që prokurori të vlerësojë nëse është shkelur liria e shprehjes dhe me atë është kryer shpërndarje e gjuhës së urrejtjes”, shtoi Rajçev.

Por ka kaluar një muaj dhe Prokuroria ende nuk ka asnjë qëndrim të prerë, nëse personat e raportuar nga MPB kanë përdorur ose jo gjuhë të urrejtjes.

Ndryshe, MPB ka dorëzuar padi penale për gjuhë të urrejtjes kundër një 31-vjeçari nga Kumanova me inicialet V.S., pasi që i njëjti nëpër rrjete sociale ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobe në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në rrugën Shkup-Tetovë.

Në lidhje me gjuhën e urrejtjes për rastin në fjalë, Policia gjithashtu ka dorëzuar raportim deri te Prokuroria edhe për 6 persona të tjerë. Sipas procedurës, Prokuroria tani duhet që të japë mendim, gjegjësisht të konstatojë nëse ka elemente për përgjegjësi penale. Nëse Prokuroria konstaton, atëherë Policia dorëzon dhe zyrtarisht padi penale për gjuhë të urrejtjes.

Statusi i Biljana Vankovskës për aksidentin tragjik në Llaskarcë (Çfarë tragjedie, Karpallak)
Statusi i Biljana Vankovskës për aksidentin tragjik në Llaskarcë (Çfarë tragjedie, Karpallak)

Portalb.mk mëson se njëri nga këto persona, për të cilët Policia ka dorëzuar raportim deri në Prokurori është edhe profesoresha universitare, Biljana Vankovska, e cila në ditën e aksidentit nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk shpërndau gjuhë të urrejtjes duke e lidhur aksidentin tragjik me ndodhinë e konfliktit të vitit 2001 në Karpallëk në të cilën u vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Neni 394, paragrafi 1: Ai që nëpërmjet sistemit kompjuterik në opinion shpërndan material të shkruar racist dhe ksenofob, fotografi ose ide tjetër reprezentative ose teori e cila ndihmon, promovon dhe nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo person ose grup, në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit ose përkatësisë etnike, por edhe besimit fetar, do të ndëshkohet me burg prej 1 deri në 5 vjet”.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes.  Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

Por, pas ndërrimit të pushtetit, autoritetet kanë filluar që të merren më seriozisht me këtë çështje.  Për rast të ngjashëm sikur të Vankovskës, Prokuroria më 19 tetor të vitit 2018-të dorëzoi padi penale kundër gazetarit Milenko Nedellkovski, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet.  Nedellkovski, në profilin e tij publik në një rrjet social botoi një koment me rastin e  rastin e zjarrit në gadishullin grek Attica, ku kishte edhe viktima njerëzore. Në të njëjtën kohë, komenti nxiti urrejtjen për një grup të caktuar etnik – grekë, të cilët u prekën nga zjarri shkatërrues.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button