Britanikët e “lodhur” nga Brexit-i duan një lider të fortë

Në raportin e Hansard Society thuhet se më shumë se gjysma e britanikëve duan “një lider të fortë i cili është i gatshëm të thyej rregullat”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar në lidhje me punimet për sistemin parlamentar në Britani të Madhe, 54 për qind e qytetarëve në vend duan të kenë një “lider të fortë dhe të gatshëm për të thyer rregullat”.

Po ashtu 72 për qind e britanikëve mbrojnë mendimin e tyre se sistemi politik në vend duhet të zhvillohet dhe se 52 për qind e politikanëve nuk u intereson populli.

Teksa vetëm 25 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me performancën e Parlamentit për Brexit-in, theksohet se 42 për qind besojnë se qeveria do të jetë në gjendje të zgjidhë problemet më lehtë sikur qeveria të mos interesohet për Parlamentin.

Ndërsa në pyetjen nëse problemi i vendit është sistemi apo drejtuesit, 38 për qind e britanikëve janë përgjigjur “që të dyja”, ndërsa 29 për qind besojnë se sistemi është i mirë, por drejtuesit janë të pamjaftueshëm.

“Do të vendos në vështirësi themelet e demokracisë britanike”

Drejtoresha e Hansard Society, Ruth Fox, në një vlerësim me shkrim në lidhje me raportin ka thënë se “Po rritet pakënaqësia e opinionit publik britanik në lidhje me funksionimin e sistemit qeverisës. Pra, është një masë aq e rëndësishme sa që është e gatshme për zgjidhje radikale”.

“Publiku ka një besim të fortë se sistemi ynë i qeverisjes është i pasur dhe i fuqishëm dhe se politikanët nuk interesohen për qytetarët e zakonshëm. Publiku nuk beson se politikanët po punojnë për interesin publik. Nëse diçka nuk ndryshon, kjo është një recetë që do të helmojë të ardhmen e politikës britanike”, tha Fox e cila ka vënë theksin se do të vendos në vështirësi themelet e demokracisë britanike fakti që një pjesë e rëndësishme e popullatës dëshiron “një lider të fortë i cili është i gatshëm të thyej rregullat” dhe që preferon “që qeveria të punojë pa u interesuar për Parlamentin”.

Raporti i Hansard Society bazohet në një sondazh të zhvilluar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Ndërkohë vëzhguesit politikë tërheqin vëmendjen se politika britanike që nga dita që është zhvilluar sondazhi e deri tani ka humbur edhe më shumë besim për shkak të performancës së saj në çështjen e Brexit-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button