Dimitrov dhe Osmani në Berlin në takim me përfaqësuesit e Bundestagut dhe Qeverisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov më 9 dhe 10 prill do të qëndrojë për vizitë në Berlin. Dimitrov nesër do të ketë takim me më shumë deputetë të Bundestagut gjerman, në mesin e të cilëve edhe me grupin punues për politikë të jashtme të CDU/CSU, por edhe me përfaqësuesit e Zyrës së Kancelares, Angela Merket, njofton Portalb.mk.

Në aktivitetet e ditës së dytë në vizitë do të kyçet edhe zv/kryeministrie Bujar Osmani, gjatë së cilës është planifikuar edhe takim jo-formal me Komisionin Parlamentar për Çështje Evropiane në Bundestag, në të cilin do të prezantohen përgatitja dhe zhvillimi i vendit për fillimin e bisedimeve hyrëse me Bashkimin Evropian, me rastin e Këshillit të qershorit në BE.

Janë parashikuar edhe takime me ministrin për Evropë, Mihail Roth dhe lideren e re të CDU/CSU, Anegret Kramp-Karenbauer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button