Luftimet masive në veriperëndim të Afganistanit kanë hyrë në ditën e pestë

Forcat afgane të sigurisë janë duke u përballur me militantët talibanë për ditën e pestë me radhë, pasi këta të fundit kanë nisur një sulm masiv në provincën veriperëndimore, Badgis.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate më 8 prill se të paktën 12 zyrtarë qeveritarë të sigurisë janë vrarë në 48 orët e fundit, duke dërguar në 40 numrin e të vrarëve, transmeton REL.

Ministria ka thënë se 10 ushtarë tjerë dhe 24 zyrtarë policorë janë plagosur derisa “99 terroristë talibanë”, janë vrarë.

Luftimet kanë nisur prej kur qindra militantë talibanë kanë pushtuar disa pika të sigurisë më 3 prill në këtë provincë.

Gjatë vikendit, forcat afgane si dhe ato të NATO-s, kanë nisur sulme ajrore, në mbështetje të forcave tokësore.

Vetëm muajin e kaluar, 50 ushtarë janë vrarë në disa beteja në këtë provincë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button