Tre muaj Shilegov dhe Bogdanoviq nuk mund të asfaltojnë 200 metra trotuar në qendër të Shkupit

Tre muaj e gjysmë trotuaret e rrugës “Dame Gruev” në qendër të Shkupit janë duke u punuar. Kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër,  Petre Shilegov dhe Sasha Bogdanoviq më 5 janar u lavdëruan se kanë filluar punët ndërtimore për lirimin e trotuareve në këtë pjesë nga veturat e parkuara. Kanë paralajmëruar se do të bëjnë edhe korsi për biçikleta, ndërkaq që të mos parkohen veturat do të vendosin mbrojtëse, njofton SDK, tranmseton Portalb.mk.

Kanë kaluar 3 muaj që nga gërryerja e asfaltit, ndërkaq ende nuk ka korsi për biçikleta. Trotuari është me dhe, por edhe me gurë dhe është shtruar asfalt vetëm disa metra në fillim të korsisë së biçikletës.

Nga Komuna Qendër thonë se nuk kanë mundur deri më tani ta asfaltojnë pasi që qytetarët që jetojnë në ndërtesat për rreth janë ankuar se nuk kanë ku të parkohen.

“Patjetër fillimisht të gjejmë zgjidhje për parkimin e veturave të banorëve, ndërkaq më pas t’i lirojmë për biçiklistët dhe këmbësorët”, thonë nga Komuna Qendër, por nuk sqarojnë se pse nuk kanë arritur marrëveshje me banorët përpara se t’i prishin trotuaret që të munden qytetarët lirisht të lëvizin.

Nga Qyteti i Shkupit, kanë tjetër sqarim se pse edhe pas tre muajve trotuarët janë të paasfaltuara. Ata thonë se në treg nuk ka pasur lëndë për prodhimin e asfaltit dhe për atë nuk janë kryer punët ndërtimore.

Derisa në Shkup, tre muaj qyteti rinovon 200 metra trotuar dhe nuk ka mekanizim dhe para të pastrojë deponi në qendër, kryetari i Qyteti të Shkupit Petre Shilegov, në Sarajevë, duke marrë pjesë në takimin e kryetarëve të kryeqyteteve ballkanike, është lavdëruar se Shkupin do ta bëjë të gjelbër dhe modern.

“Por realizohet projekti modern “Qyteti i mençur”, Shkupi do të jetë me teknologji të avancuar informatike. Qëllimi kryesor është që qytetarët të marrin shërbime publike më të lira dhe më të shpejta dhe kontroll të plotë në performancat e administratës së qytetit. Punojmë në vendosjen e konceptit të shërbimit qendror komunal, i cili ka për qëllim që qytetarëve t’u mundësojë hapësirë ku do të munden t’i paraqesin problemet lidhur me shërbimet komunale dhe menjëherë të gjendet zgjidhja”, tha Shilegov në Samitin në Sarajevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button