Dita e Romëve, Zaev: Është fakt se romët janë kategoria më e prekur e qytetarëve (FOTO)

“Është fakt se njëra nga kategoritë më të prekura të qytetarëve janë pikërisht romët”, me këtë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shënuar sot 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtarëve të Romëve, transmeton Portalb.mk.

Duke folur më tej, Zaev tha se Qeveria e RMV-së nëpërmjet Ministrisë për Punë dhe Politikës Sociale ka ndërmarrë hapa për zgjidhjen e problemeve të romëve.

“Dua t’i ftoj të gjithë për një vetëdije qytetare më të lartë, për nevojat e qytetarëve romë në shoqërinë tonë të përbashkët. Dhe tashmë i kemi bërë hapat e para drejt zgjidhjes së problemeve me strehimin, posedimin e dokumenteve personale, martesave në moshë të mitur, qasjen deri te punësimi, deri te sigurimi shëndetësor, përfshirjen e romëve në arsim dhe kulturë, për të cilën me përkushtim punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me komunat dhe organizatat joqeveritare”, tha Zaev.

Në ngjarje fjalim ka mbajtur edhe ministri romë, përgjegjës për implementimin e Strategjisë për përmirësim të gjendjes së romëve në RMV, Muzafer Bajrami.

“Implementimi i Strategjisë është e rëndësisë parësore, sepse ajo i përfshin nevojat reale të romëve në fushën e arsimit, strehimit, punësimit, shëndetësisë dhe fton në vetëdije më të lartë të qytetarëve për përgjegjësi ndaj nevojave të komunitetit romë në shoqërinë tonë”, tha Bajrami.

Në ngjarje i pranishëm ka qenë edhe deputeti, Samka Ibraimovski.

8 Prilli - Dita Ndërmkombëtare e Romëve në RMV
8 Prilli – Dita Ndërmkombëtare e Romëve në RMV
8 Prilli - Dita Ndërmkombëtare e Romëve në RMV
8 Prilli – Dita Ndërmkombëtare e Romëve në RMV

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button