Siljanovska në Radovish: Lavdërohen se NATO është në prag, por s’intervenon në raporte të brendshme (VIDEO)

Në tubimin që u mbajt sot në Radovish, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Gordana Siljanovska ka dërguar kritika ndaj kryeministrit Zoran Zaev, i cili sipas saj është duke manipuluar popullin se me anëtarësimin NATO do të marrin fund problemet në çështjen e sigurisë, transmeton Portalb.mk.

“Përpiqen të na bindin se NATO është në prag dhe se kjo do të thotë fund për problemet e sigurisë, edhe pse të gjithë e dimë se NATO asnjëherë nuk intervenon në raporte të brendshme. Nuk është e mjaftueshme të themi se flamuri i NATO-s është para Qeverisë dhe të lavdëroheni se jemi të pjekur jo vetëm në aspekt të sigurisë, por edhe në aspekt organizativ, financiar, por nëse doni edhe strategji me NATO, ata janë larg prej saj”, tha Siljanovska.

Silajnovska ka folur edhe për mos antonimin  e himnit shtetëror gjatë ceremonisë solemne e pritjes së kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zaevi me moslëshimin e himnit turpërohet dhe frikësohet, dhe se ai nuk është nacional por anacional”, tha Siljanovska.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, Siljanovska për kryeministrin e  RMV-së, Zoran Zaev tha se përpiqet ta manipulojë popullin se ndryshimi i emrit është i mirë dhe se identiteti është i mbrojtur.

Tubim Siljanovska është duke mbajtur edhe në Strumicë, në të cilin i pranishëm ka qenë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button