Netanyahu zotohet se do të aneksojë Bregun Perëndimor nëse rizgjedhet president

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se nëse rizgjedhet president, do të aneksojë vendbanimet e pushtuara hebreje në Bregun Perëndimor.

Populli i Izraelit do të dalin në zgjedhje të martën dhe Netanyahu është duke garuar kundër partive të ekstremit të djathtë që mbështesin aneksimin e Bregut Perëndimor, transmeton REL.

Këto vendbanime janë ilegale nën ligjet ndërkombëtare, edhe pse Izraeli e kundërshton këtë.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë njohur Rrafshnaltën e Golanit, të rrethuar nga Siria më 1967, si territor të Izraelit.

Izraeli kishte vendosur 400,000 hebrenjë në vendbanimet e Bregut Perëndimor, me 200,000 të tjerë që jetojnë në Jerusalemin lindor. Janë rreth 2,5 milionë palestinezë që jetojnë në Bregun Preëndimor.

Palestinezët duan të krijojnë shtet në zonat e pushtuara si Bregu Peëndimor, Jersualemi Lindor dhe Rripi i Gazës.

Ajo së cfarë do të ndodhë me vendbanimet është një nga cështjet më kundërthënëse në mes të Palestinës dhe Izraelit. Përderisa Palestina deklaron se këto vendbanime krijojnë një të ardhme të pavarur, Izraeli thotë se Palestina po e shfrytëzon këtë si pretekst nga ikja e bisedimeve për paqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button