Kosnett ka një kërkesë për Qeverinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të implementojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat në Pronë.

Këtë deklaratë Kosnett e ka bërë në twitter, teksa ka deklaruar se me këtë strategji do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton Kallxo.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës të implementojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat në Pronë. Ligji është baza për prosperitet dhe të drejtat e grave janë fundamentale për ligjin. Implementimi i kësaj strategjie i takon Qeverisë – dhe të gjithë qytetarët e Kosovës përfitojnë nga këto”, ka deklaruar Kosnett.

Procesi i hartimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat në Pronë ishte filluar nga Ministria e Drejtësisë e mbështetur nga USAID në qershor të vitit 2015.

SKDP (Strategjia Kombëtare për të Drejtat në Pronë) është dokument që përcakton prioritetet dhe fazat e intervenimeve me qëllim të përkufizimit të qartë të të drejtave pronësore në legjislacion dhe sugjeron mekanizma efikasë të qasshëm dhe të përballueshëm përmes të cilave qytetarët e Kosovës mund të fitojnë njohjen juridike të drejtave të tyre.

Kjo Strategji si sfida që kanë dëmtuar dhe dobësuar sigurinë juridike të drejtave pronësore në Kosovë i identifikon mungesën e qartësisë së legjislacionit që rregullon të drejtat mbi pronat e paluajtshme, shkallën e gjerë të informalitetit në sektorin e pronave dhe zbatimin jokonsistent të të drejtave pronësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button