Mercedes-AMG C 43 përforcohet në 460 kuajfuqi

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Performmaster, ofron paketë të re për modifikimin edhe të një modeli tjetër të Mercedes-AMG.

Në këtë rast, fjala është për Mercedes-AMG 43 motori i të cilit, 3.0-litër Bi-Turbo V6, është përforcuar nga 360 në 460 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, tani ky model shpejtësinë maksimale e arrin deri në 285 kilometra në orë.

Image

Gjithashtu, në paketën e Performmasterit përfshihen edhe mbrojtësi i përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, maska e përparme “Panamericana”, amortizatorët e modifikuar, si dhe disa detaje nga kromi në eksterier janë me ngjyrë të zezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button