fbpx

Lavrov: Shkaku i konflikteve të brendshme në Libi është ndërhyrja e NATO-s

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se shkaku i konflikteve të brendshme në Libi është ndërhyrja e NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov në kuadër të vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, u takua me homologun e tij, Sameh Shoukry, pas të cilit zhvilluan një konferencë shtypi të përbashkët.

Ai palëve luftuese në Libi u bëri thirrje që të përfundojnë përleshjet dhe të fillojnë dialogun pa parakusht. “Shkaku i krizës që ndodh tani në Libi, është ndërhyrja e NATO-s që bëri më parë në Libi”, u shpreh ai.

Ndërsa Shoukry, duke theksuar se kriza në Libi nuk do të përfundojë me metoda ushtarake, tha se çështja mund të zgjidhet vetëm me dialog.

Fayez al-Sarraj, kreu i qeverisë me bazë në Tripoli, urdhëroi forcat e sigurisë të qeverisë të “përgatiten dhe t’i përgjigjen çdo kërcënimi që synon destabilizimin e rajonit”.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close