Përmbytje në Afganistan, 14 të vdekur

Të paktën 14 të vdekur është bilanci i përmbytjeve të cilat goditën provincat afgane Samangan, Badgis dhe Baglan, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Samanganit, Muhammad Siddik Azizi, deklaroi se Samangani u godit nga një mot i keq me reshje të shiut që shkaktuan përmbytje, të cilat morën jetën e shtatë personave.

Siç shtoi më tej, ekipet për shpëtim po kërkojnë dy njerëz të zhdukur. Azizi konfirmoi se qindra shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet.

Ndërkohë zëdhënësi i Guvernatorit të provincës Badgis, Cemsid Shahabi, tha se në atë rajon kanë humbur jetën katër persona, ndërsa kanë ngordhur edhe dhjetëra kafshë shtëpiake.

Në zonën e Baghlanit si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën tre persona

Kujtojmë se në përmbytjet që goditën Afganistanin javën e kaluar humbën jetën shtatë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button