Trump vizitoi kufirin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha sistemi i migracionit në vend ka tejkaluar kapacitetin dhe se duhet të ndalohen kalimet e jashtë ligjshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump i cili mori pjesë në brifingun në lidhje me migrim dhe siguri kufitare në qytezën Calexico të Kalifornisë në kufirin me Meksikën, foli në lidhje murin e rivendosur.

Ai nënvizoi se kalimet e jashtëligjshme në kufirin jugor të SHBA-ve janë rritur. “Kjo është një rritje shumë e madhe. Sistemi ynë i migrimit pëson dëme nga kjo. Nuk mund të lejojmë të ndodhë. Nuk mund të ju pranojmë më shumë. Vendi ynë është i mbushur”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan në fund të muajit të kaluar kishte njoftuar se kufirin mund ta mbyll duke filluar nga ditët e para të muajit prill në rast se Meksika nuk parandalon kalimin e emigrantëve në SHBA.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrar, pas deklaratave të Trumpit kishte theksuar se Meksika nuk vepron në drejtim të kërcënimeve dhe se vendi i tij është vendi më i mirë fqinj që mund të ketë SHBA.

Ndërsa presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, deklaroi se vendi i tij bën gjithçka të mundur në luftën kundër trafikimit të migrantëve, duke theksuar se dëshirojnë të kenë lidhje të mira me SHBA-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button