MASH ka tërhequr vendimet për rikthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka tërhequr vendimet për rikthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar në pozitat e punës prej të cilave ishin shkarkuar në mënyrë jo ligjore, njoftojnë nga Ministria, edhe pse e njejta vetë lajmëroi dje rikthimin e tyre në punë, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria njoftojnë se vendimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rrodhën nga vendimet e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë të cilat diktonin pikërisht që drejtorët e shkarkuar në mënyrë jo ligjore në shkollat e Gostivarit të rikthehen në pozitat e tyre të punës.

Megjithatë, nga MASH thonë se kjo tërheqje e vendimeve mbështetet në synimin dhe angazhimin maksimal që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata arsyetohen duke thënë se kanë vepruar në përputhje me ligjin.

“Ky veprim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vjen pavarësisht se kemi të bëjmë me një situatë të pastër juridike ku janë konstatuar shkelje të ligjit nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit. Si Ministria e Arsimit dhe Shkencës ashtu edhe kryetari i Komunës së Gostivarit janë të obliguar të respektojnë deri në fund vendimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë, si dhe të veprojnë konform këtyre vendimeve”, thuhet në kumtesë e Ministrisë së Arsimit.

Nga Ministria njoftojnë që procedura para Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë është ngritur nga vetë drejtorët e shkarkuar.

LEXO: MASH: Në Gostivar janë kthyer drejtorët të cilët u shkarkuan në mënyrë të paligjshme
LEXO: Komuna e Gostivarit i përgjigjet MASH-it: Taravari nuk ka bërë shkelje, vendimi i Ademit thjeshtë politik
LEXO: MASH: Ia morëm kompetencat Taravarit se i përsëriti shkeljet ligjore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button