Presidenti i Turqisë i helmuar?

Lëngata e zgjatur e Presidentit Abdullah Gyl i ka dhënë jetë spekulimeve se kreu i shtetit turk mund të jetë helmuar, edhe pse zyrtartisht, në fund të gushtit ai përfundoi në spital për shkak të një infeksioni në vesh, sëmundje nga e cila vuan vazhdimisht.

Turqia është bërë skenë e katër grushteve të shtetit në më pak se 40 vjet. Për këtë arsye, në vendin ku komplotet janë të zakonshme, lajmi i një tentative për helmimin e Presidentit të Republikës nuk deshi shumë që të përhapej. 

Deri edhe e përditshmja popullore “Yurt Gazatesi” e ka kthyer në subjekt të një artikulli të saj, duke sqaruar madje se Gyl mund të jetë bërë viktimë e një intrige që synon t`i ndalojë kandidimin për një mandat të dytë në presidencialet e 2014-tës. 

Presidenca turke e përgënjeshtroi publikisht pretendimin e helmimit e shpërndau edhe foto të presidentit në shtratin e tij të spitalit, nga ku duket i qetë teksa lexon gazetën. 

“Spekulimet mbi shëndetin e presidentit janë krejtësisht të pabazuara”, thuhet në deklaraten për shtyp. 

Edhe vetë Gyl i siguroi bashkëqytetarët përmes mesazheve në rrjetin shoqëror “Twitter” se është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Gyl u shtrua në spital në 23 gusht, për këtë arsye nuk arriti të marrë pjesë në kremtimet e ditës së fitores një javë më vonë e ka anuluar po kështu të gjithë udhëtimet jashtë kufijve për dy muajt e ardhshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button