Ronaldo do të jetë i gatshëm për Ajaxin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se ylli portugez Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Ajaxin që do të luhet javën tjetër në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Allegri në konferencën e mbajtur të premten ka thënë se Ronaldo nuk do të luaj kundër Milanit të shtunën në kampionat, por që pritet të jetë i gatshëm për duelin me Ajaxin.

“Ronaldo është shumë më mirë dhe kemi sinjale se ai do të jetë i gatshëm pas pesë ditësh për ndeshjen me Ajaxin”, ka thënë ndër të tjera Allegri, transmeton “Koha Ditore”.

Ronaldo muajin e shkuar pësoi lëndim muskulor në grumbullim me Portugalinë dhe Juventusit i ka munguar në tri ndeshjet e fundit kampionale.

34-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 12 herë në 36 ndeshje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button