Qeveria ka ndarë mirënjohje për 6 kompani për zgjatjen e pushimit të lindjes

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbështesë dhe do të inkurajojë kompanitë në vend që të zgjasin pushimin e lehonisë për nënat pas lindjes së foshnjës, pasi këtë tashmë e kanë bërë gjashtë kompani të cilat kohën e pushimit e kanë zgjatur edhe për tre muaj, respektivisht në 12 muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëkryeministri Koço Angjushev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, morrën pjesë në një takim me odat ekonomike dhe gjashtë kompanitë të cilat kanë vazhduar pushimin e lindjes për nënat, të cilat për nismën e tyre, sot pranuan mirënjohje nga qeveria.

Kryeministri Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat pas takimit tha se nisma e kompanive është një shembull i shkëlqyer dhe duhet të paraqesë frymëzim për kompanitë e tjera.

“Bëhet fjalë për një nismë e cila është dakorduar nga vetë kompanitë në bashkëbisedim me sindikatat dhe të punësuarit e tyre dhe me ekipet menaxheriale që kanë vendosur të japin një shtesë prej tre muajsh të pushimit të lehonisë për nënat pas lindjes së fëmijës. Nisma është vërtetë e dobishme dhe ndikon tek të gjithë, duke marrë parasysh se kjo është e një rëndësie për të gjithë qytetarët”, tha Zaev.

Ministrja e Punës dhe Plitikës Sociale, Milla Carovska, nga ana e saj theksoi se qeveria do të mbështesë dhe do të inkurajojë çdo kompani për të ndërmarrë nisma të tilla.

“Gjashtë kompani të vendit morën mirënjohje sepse vërtet kanë një përgjegjësi sociale, por nga ana tjetër, bëhet fjalë për një nismë e cila flet se kompanitë kujdesen që të ketë një balancë midis jetës së punës dhe jetës private. Kjo është e rëndësishme që të kemi punëtorë më produktivë”, tha Carovska, duke kujtuar se ligji i ri i Punës i cili është planifikuar të miratohet, pritet të sigurojë fleksibilitetin dhe sigurinë e punëtorëve duke kënaqur të dyja palët, të punësuarin dhe punëdhënësin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button