Vazhdon “migrimi i madh” nga Aeroporti Ataturk në Stamboll

Operacioni i transferimit i Kompanisë Turkish Airlines (THY) drejt Aeroportit të Stambollit është duke vazhduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga THY, transferimi i kompanisë në Aeroportin e Stambollit i cili është projekti i aeroportit më të madh në botë dhe që hapja e fazës së parë u realizua më 29 tetor të vitit 2018, ka filluar në ora 03:00 sipas kohës lokale. Në një periudhë prej gjashtë orësh, 38 për qind e operacionit ka përfunduar me sukses.

.

Operacioni i pashembullt në historinë globale të aviacionit do të vazhdojë për 45 orë dhe pritet të përfundojë më 6 prill, ditë e shtunë, në ora 23:59.

Për realizimin me sukses të “migrimit të madh” gjatë orës 02:00 – 14:00 mëngjesin e 6 prillit, Aeroporti Atatürk dhe Aeropoti i Stambollit do të jenë të mbyllur për të gjitha fluturimet e udhëtarëve.

Fluturimi i fundit nga aeroporti Atatürk do të jetë në destinacionin Stamboll-Singapor.

Operacionet pas transferimit do të fillojnë më 6 prill në orën 14:00 në Aeropotin e Stambollit. Ndërkaq, fluturimi i parë pas migrimit të madh do të jetë Aeroporti i Stambollit – Aeroporti Esenboğa i Ankarasë.

Fluturimet që do të kryhen në Aeroportin e Stambollit do të rriten gradualisht me një plan të caktuar.

.

Në “migrimin e madh”, nga Aeroporti Atatürk për në Aeroportin e Stambollit do të transportohen materiale që kanë një peshë prej 47.300 tonësh, të cilat do të jenë të barabartë me vëllimin e pesë mijë kamionëve. Distanca që do të përshkojnë kamionët në 45 orë llogaritet në 400 mijë kilometra, e cila përkon me rrotullimin e kamionëve dhjetë herë rreth botës. Në këtë operacion të madh do të jenë të angazhuar më shumë se 1.800 punonjës.

Aeroporti i Stambollit për fluturimet e kryera pas hapjes së fazës së parë kishte në përdorim kodin e fluturimeve “ISL”. Pas transferimit të madh, do të kryhet edhe ndryshimi i kodeve “IATA” dhe që nga 6 prilli në orën 03:00, Aeroportit të Stambollit do t’i jepet kodi i aeroportit Atatürk “IST”. Ndërkaq, Aeroporti Atatürk do të përdorë kodin “ISL” për fluturimet VIP dhe ato kargo (transport).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button