fbpx

Maqedonia e Veriut duhet t’i shfrytëzojë kapacitetet e adminisitratës publike për negociatat me BE-në

Kapacitetet nga administrata publike, duhet që të shfrytëzohen në procesin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Kjo u tha në takimin jo-formal me organizatat joqeveritare “Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Maqedoni” dhe “Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane”, gjatë së cilit është diskutuar në temën “Forca lëvizëse e bisedimeve: Roli i Administratës Publike në bisedimet e shikuara përmes grupeve punuese”, si pjesë e projektit Aleanca qytetare për transparencë – Mbikëqyrje të procesit të reformave në administratën publike nga ana e organizatave qytetare, shkruan Portalb.mk.

“Në Maqedoni ekzistojnë kapacitete të ndërtuara në administratën publike të cilët deri më tani kanë marrë pjesë në proceset euro-integruese. Për atë është e nevojshme të shfrytëzohet personeli tek i cili është investuar, por edhe kapaciteti i ministrive të institucioneve tjera shtetërore, i ndërtuar nëpërmjet grupeve punuese NPPA, IPA-strukturën dhe nënkomitetet. Pastaj çdo ministri ose organ shtetëror duhet që të bëjë identifikim të brendshëm të kapaciteteve në lidhje me bisedimet me BE-në dhe të propozojë kuadro të cilët do të punonin në zbatimin e këtij procesi. Është e nevojshme që të sigurohen kanale përkatëse dhe rregulla për komunikim mes grupeve punuese dhe strukturën negociuese dhe administratës publike të mbetur”, thuhet në dokumentin e prezantuar nga organizatat civile.

Administratë, BE
Foto ilustrim

OJQ-të i kanë intervistuar disa të punësuar në administratën publike, të cilët gjithashtu janë shprehur se Maqedonia e Veriut ka kuadër për ta angazhuar gjatë procesit të negocimit.

“23 vite jam në administratën publike dhe shumë shpesh bashkëpunoj me ministri të ndryshme dhe mendoj se ekzistojnë kapacitete individuale te njerëzit. Sipas meje, është shumë me rëndësi që të angazhohen mu ato njerëz. Mendoj se ne kemi kuadër, të cilët punojnë dhe kanë përvojë në punë. Pastaj nuk them se vitet dhe përvoja nënkuptojnë kualitet, megjithatë, në shumë raste, të paktën ata që unë i di, njerëzit me të vërtetë kanë ndjeshmëri edhe për mënyrën e komunikim dhe koordinim”, thotë një i punësuar në administratë.

“Besoj se ka kapacitet, ndërkaq rreziku është vetëm në atë se nëse i mbajmë këto njerëz në proces, pasi që, nga njëra anë, euro-integrimet janë sfidë për shumë njerëz, ndërkaq nga ana tjetër janë sfidë dhe frikë në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë në periudhën e ardhshme. Plotësisht, ky proces hapë perspektiva të reja, si për shembull fakti që në ministri ndodh që një pjesë e kuadrove të reja të largohen nga puna, pa dallim nëse ashtu siç thonë, duan të jenë pjesë e procesit, por ja ka faktorë tjerë që ndikojnë në vendimin e tyre”, thotë një i punësuar tjetër.

Ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë në negociata

Administrata publike do të jetë e kyçur në të gjitha fazat e procesit të negocimit me BE-në, duke filluar nga skriningu sqarues, skriningu bilateral, përgatitja e pozitave bilaterale, interpretimi i kërkesave, kërkesa për shtyrje të kapitujve. Ajo që është e përbashkët për të gjithë grupet punuese të deritanishme për negocim dhe në vendet tjera është harmonizimi, gjegjësisht përgatitja e pozitave negociuese, si pjesë më e rëndë dhe më e madhe e punës.

Në pajtueshmëri me prezantimin e Qeverisë në strukturën për hyrjen e Maqedonisë në BE, në procesin e bisedimeve pritet që të ketë rreth 1.000 persona. Qeveria në seancën e saj të 82-të, të mbajtur më 31.07.2018 ka konstatuar afate për përbërjen e grupeve punuese të cilat duhej të jenë të formuara në tetor të vitit 2018-të, por ende nuk është publikuar as struktura zyrtare dhe përbërja e grupeve punuese.

Sipas OJQ-ve të lartpërmendura, edhe pse formalisht ka filluar skriningu sqarues, Maqedonia e Veriut ende nuk ka strukturë negociuese dhe grupe precize të definuara. Ekipet që marrin pjesë në skriningun sqarues zgjedhen në mënyrë të përkohshme dhe ende nuk janë pjesë zyrtare e ekipeve negociuese ose e grupeve punuese.

Nuk dihet nëse për pjesëmarrje në grupet punuese do të ketë kompensime, apo punën që do ta kryejnë do t’u llogaritet si angazhim i përditshëm në punë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close