MPB ka ngritur nëntë padi penale për shkaktimin e zjarrit

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski sot njoftoi se Ministria e Brendshme ka ngritur nëntë kallëzime penale për shkaktimin e zjarrit në vend, njofton Kanal 5.

Sipas tij, ka indikacione serioze se përveç për interesa të biznesit, ka zjarr edhe nga pakujdesia, por edhe për arsye politike.

“Ne në mënyrë specifike mendojmë se ajo që ndodhi në Sallën Boris Trajkovski është një zjarr i qëllimshëm, duke besuar se aty do të mbahet konventa e një prej partive politike. Ne po punojmë seriozisht në zbulimin e shkaqeve, dhe të gjitha informacionet që marrim çojnë në drejtimin se ka pasur përfshirje politike”, tha Spasovski pas kremtimit të sotëm të 15-vjetorit të Qendrës Rajonale MARRI.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përmbahen nga shkatërrimi i natyrës dhe nga ndonjë nxitje për zjarret dhe shkatërrimin e mallrave të Maqedonisë, sepse, paralajmëroi, pason një përgjegjësi serioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button