Zaev: Të kemi fushatë zgjedhore pozitive, i respektoj të gjithë kandidatët

Duhet të kemi fushatë zgjedhore pozitive, kam edhe të drejtë dhe obligim të përkrah koncept dhe kandidat të zgjedhjeve, i respektoj të gjithë kandidatët dhe asnjëherë askënd nuk e kam nënvlerësuar, tha kryeministri Zoran Zaev pas vlerësimit që dje e dërgoi kandidati për president Gordana Siljanovska se e ministrat dhe kryeministri të marrin pjesë në fushatë për president dhe se të gjithë duhet të sillen teknikisht, transmeton Portalb.mk.

“Unë jam edhe lideri i LSDM-së dhe gjithsesi se si parti kemi të drejtë të kemi përcaktimin dhe qëndrimin tonë. Në pajtim me kushtetutën dhe ligjet në vendin tonë kemi bërë zgjedhje të kandidatit pas të cilit qëndrojmë. Qëndroj hapur, ndershëm dhe publikisht për gjithë konceptin e Stevo Pendarovskit dhe pas Pendarovskit sepse jo vetëm që është e drejta ime, por është edhe obligim dhe detyra ime të përkrah koncept dhe kandidat për këto zgjedhje. Respekt ndaj të gjithë kandidatëve, asnjëherë askënd nuk e kam nënvlerësuar, por qytetarët duhet të zgjedhin mes ofertës dhe konceptit”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ai apelon që t’u jepen oferta qytetarëve dhe të ketë fushatë pozitive në të cilën janë obliguar kandidatët presidencial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button