Tetovë: Do të mbahet marsh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve

Asociacioni për Zhvillim Demokratik të Romëve Sonce-Tetovë, me rast të 8-të Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, kur festohet identiteti i Romëve, do të organizon Marshin e dinjitetit dhe krenarisë, njofton Sonce(Diell),transmeton Portalb.mk.

Ata lajmërojnë se marshi do të mbahet më 06.04.2019, e shtunë, me fillim në orën 10:30, me nisje nga lagja Potok (Dva Bora) deri në Qendër të qytetit.

Sipas tyre, qëllimi i këtij Marshi është të dërgohet mesazhi se komuniteti Rom është krenar me identitetin e vet edhe përkundër problemeve dhe padrejtësive me të cilat përballen, prapë se prapë jetojnë me dinjitet.

“Me këtë Marsh komuniteti Rom mundohet të ndërgjegjësojë  pushtetin nacional dhe lokal, gjithashtu edhe ndërgjegjësim të komuniteteve të tjera se edhe komuniteti Rom është pjesë e këtij shtet dhe se duhet të bëhet përpjekje për të përmirësuar gjenjen e Romëve për të qenë në nivel të njejtë me komunitetet tjera me të cilat jetojnë”, thuhet në kumtesën e Sonce(Diell).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button