Polonia dhe Sllovakia e ratifikuan Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Njëmbëdhjetë vende-anëtare të NATO-s deri më tani e kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Dje në një ditë parlamentet e Polonisë dhe Sllovakisë e kanë ratifikuar dokumentin me të cilin vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotë e Aleancës, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç deklaroi të mërkurën edhe ambasadori slloven në vend, Millan Jazbec, deri më tani nuk ka ndodhur me asnjë vend që për një muaj të ketë kaq shumë ratifikime . Për atë, ky është momenti më i mirë për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi që ky është vit simbolik, kur shënohet 70-të vjetori i ekzistimit të Aleancës Veriatlantike.

Shteti i parë që e ka ratifikuar marrëveshjen ishte Greqia, ndërkaq më pas Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Romania, Lituania, Danimarka dhe tani, Polonia dhe Sllovakia.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
  2. Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
  5. Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
  7. Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
  8. Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button