Julio Cesar: Handanovic njëri ndër pesë portierët më të mirët në botë

Dikur ylli i Interit, Julio Cesar, ka thënë Samir Handanovic është një nga pesë portierët më të mirë në botë.

Brazili foli për Inter TV pas fitores 4-0 kundër Genoas, fitore që e rendit klubin si i treti në Serie A.

“Është sigurisht një fushatë pozitive, por vendi në Ligën e Kampionëve ende nuk është fituar”, transmeton Telegrafi.

“Fakti që ndeshjet e mëdha do të vijnë në terrenin vendas, mund të jenë thelbësore për Interin, pasi këto ndeshje vlejnë gjashtë pikë. Nga këto rezultate, do të shihet nëse Interi ka pasur një sezon të mirë apo të keq”.

Nerazzurrët janë eliminuar nga Liga e Kampionëve duke barazuar në fazën e grupeve në shtëpi 1-1 me PSV Eindhoven, duke i dhënë mundësi Tottenhamit të kalojë tutje.

“Nuk e di nëse eliminimi ka qenë mungesë e përvojës, pasi kanë një trajner të fortë dhe lojtarë ndërkombëtarë”.

Ai foli edhe për Handanovicin që është kapiten i ri pasi Mauro Icardi iu hoq ky status.

“Handanovic ka treguar aftësitë e tij për vite me radhë. Sipas mendimit tim, ai është një nga pesë portierët më të mirë në botë”, deklaroi Cesar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button