Spasovski: Nëse konfirmohet se zjarret janë ndezur për arsye politike, është terrorizëm

“Situata në pjesën e zjarreve për fat të keq po përshkallëzohet në vend edhe atë për disa arsye, jo vetëm se kushtet e motit janë të favorshme për zjarre, sepse kemi periudhë me të vërtetë të thatë, por shumica e zjarreve janë ndezur qëllimisht. Nëse kjo që po na ndodh është për arsye politike, ndërsa kemi indikacione serioze për ta konfirmuar atë në të ardhmen, bëhet fjalë për terrorizëm serioz që i shkaktohet shtetit”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski para ambasadës franceze, transmeton Novatv.mk, përcjell Portalb.mk. 

Ai informoi se deri më tani kanë ngritur padi penale kundër nëntë personave të cilët kanë vënë zjarre, ndërsa shumica e tyre ndërlidhen me interesa të biznesit në pjesën e tregtisë me dru.

“Bëj thirrje në këtë pjese të zjarreve edhe atyre që i kanë porositur nga cili do aspekt, nëse janë nga komuniteti i biznesit, biznesi nuk bëhet duke i shkaktuar dëme natyrës.
Nëse kjo është në aspekt politik, dua të dërgoj mesazh për politikanët që mos të merren me punë që i shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta natyrës dhe shtetit vetëm për pika të imta politike, se me atë nuk fitohet asgjë “, tha Spasovski.

Sipas sektorit për mbrojtje të pyjeve, mbikëqyrje dhe kontroll të brendshëm në mars janë regjistruar 128 zjarre në të gjithë vendin, që është numri më i lartë i zjarreve pyjore gjatë një muaji për vite me radhë.

Zjarret kanë shkaktuar dëme serioze në masën e drurit. Sipërfaqja e përgjithshme e djegur është 2817 hektarë dhe masë e drurit prej 3250 metra kub, me çka është shkaktuar dëm prej 53.000.000 denarë, gjegjësisht më shumë se 870.000 euro.

Drejtori i NP Pyjet e Maqedonisë Zoran Gjorgjiev tha se 99 për qind të rasteve, zjarret janë shkaktuar nga njerëzit, dhe vetëm 1 për qind shkak i zjarrit kanë qenë rrufeja apo djegia spontane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button