Nga e diela deri të martën reshje më intensive të shiut

Nga e diela deri në fund të ditës së martën do të ketë një periudhë me reshje më intensive të shiut dhe me kushte bubullima të rralla, paralajmëron DPHM, transmeton Nova Tv.

Nesër dhe të shtunën do të fryn erë mesatare për herë pas here me intensitet më të madh nga juglindja dhe do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm kohë-pas-kohe me reshje, kryesisht në pjesët perëndimore.

Temperaturat gjatë fundjavës do të bien deri në tre gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë 19 deri 21 gradë.

Temperaturat e mëngjesit në shtatë ditët e ardhshme do të jenë nga tre deri në nëntë gradë, ndërsa maksimalet prej 19 deri në 23 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button