Stoltenberg nga Uashingtoni: Me mbështetjen tuaj, Maqedonia e Veriut së shpejti anëtare e NATO

“Tani duhet t’i tejkalojmë dallimet tona, sepse në te ardhmen Aleanca do të na duhet edhe më shumë. Po përballemi me sfida pa precedent – sfida me të cilat asnjë komb nuk mund të përballet i vetëm”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg në Kongresin Amerikan, në takimin e përbashkët me Kongresin dhe Senatin.

Ai paralajmëroi për kërcënimin nga Rusia, por shtoi se aleancë më e rëndësishme ushtarake perëndimore nuk e ka ndërmend të fillojë Luftë të re të ftohtë me Moskën, por që dëshiron të parandalojë agresionin ushtarak.

“Organizata e Atlantikut të Veriut nuk ka plane për të vendosur raketa bërthamore tokësore në Evropë”, tha Stoltenberg, duke e akuzuar Rusinë për shkelje të Marrëveshjes për shkatërrim të raketave me rreze të mesme veprimi,  nga e cila SHBA paralajmëruan se po tërhiqen për shkak të shkeljes nga ana ruse, transmeton Nova TV.

Stoltenberg e shfrytëzoi fjalimin e tij, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të NATO-s, ta përmende se kjo është aleanca më e suksesshme në histori.

“NATO është e mirë për Evropën, por NATO është e mirë edhe për SHBA”.

“Fuqia e një kombi nuk matet vetëm nga madhësia e ekonomisë së saj, as për nga numri i ushtarëve të saj, por nga numri i miqve. Dhe përmes NATO-s, SHBA kanë më shumë miq dhe aleatë se çdo fuqi tjetër. Kjo i ka bëri SHBA më të forta dhe më të sigurta”, tha Stoltenberg.

Anëtarët e Kongresit, disa herë e ndërprenë fjalimin e Stoltenbergut me brohoritje, ndërsa me duartrokitje u prit lajmi se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtari i 30 i Aleancës.

“Dera e NATO-s mbetet e hapur. Këtë vit, Maqedoni e Veriut e nënshkroi protokollin e anëtarësimit me ndihmën tuaj, Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtari i 30 i Aleancës sonë”, tha Stoltenberg.

Foto: AFP

Stoltenberg është Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s i cili është drejtuar para Kongresit amerikan. Ai foli me ftesë të presidentes Nensi Pelosi, e cila në fillim të këtij viti e kryesoi një delegacion të demokratëve – kongresmenë në Bruksel për t’i bindur partnerët evropianë se lidhjet transatlantike mbeten të forta, pavarësisht vlerësimit të Trump se bëhet fjalë për organizatë “të vjetruar”.

Me fjalimin e Stoltenbergut para kongresmenëve dhe senatorëve u riafirmua angazhimi SHBA për NATO – dhe u konfirmua se Aleanca e gëzon mbështetjen edhe te republikanët edhe te demokratët.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo në darkën gala në Uashington, me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, bëri të ditur se Departamenti i Shtetit edhe zyrtarisht i ka dorëzuar në Senatin amerikan të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button